BOTA, 30 Korrik 2020, 22:16

Zëvendës presidenti amerikan pëson aksident dy herë brenda ditës, Mike Pence shpëton mrekullisht, zbulohen të gjitha detajet

Zëvendës presidenti amerikan pëson aksident dy herë brenda


Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence, është duke zhvilluar një tur në të gjithë vendin në kuadër të zgjedhjeve presidenciale. Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë pasi ditën e sotme ai është përballur me të papriturën.

Mediat e huaja kanë raportuar se gjatë kohës që po udhëtonte me autobuz automjeti është përfshirë në një aksident me një kamion në Pensilvania.

Për fat të mirë ai nuk u dëmtua por kjo nuk ka mbaruar me kaq pasi për  të vijuar udhëtimin, ai zgjodhi të nisej me një limuzinë, ku për fat të keq edhe kjo e fundit është është përfshirë në një aksident. Fatmirësisht raportohet se Pence dhe pasagjerët e tjerë në makinë nuk kanë pësuar lëndime.

Mësohet  ai është në gjendje të mirë shëndetësore ndërkohë aktualisht zëvendës presidenti ndodhet në Pittsburgh, duke shpalosur platformën qeverisëse të Dondald Trump./ businessinsider./