BOTA, 26 Korrik 2020, 09:23

“Bie” dhe Koreja e Veriut, raportohet për një rast me COVID-19. Kim Jong Un shpall gjendjen e emergjencës

“Bie” dhe Koreja e Veriut, raportohet për një rast me


Një rast i dyshuar me COVID-19 ka alarmuar Korenë e Veriut. Sipas medias shtetërore, në Korenë e Veritu një burrë dyshohet se është infektuar me koronavirusin e ri.

Kjo ka bërë që lideri Kim Jong Un të zhvillojë një mbledhje emergjente dhe të adresojë kritika të forta për vartësit e tij.

Agjencia raportoi se personi që dyshohet të jetë i infektuar ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut mes qytetit Kaesong më 19 korrik. Personi në fjalë, sipas raportimeve, dezertoi në Korenë e Jugut, tre vite më parë.

Pacienti ishte kontrolluar dhe më pas futur në karantinë bashkë me të gjithë personat me të cilat kishte pasur kontakt në ditët e fundit, raportoi agjencia e lajmeve.

Kim Jong Un ka vendosur masa izolimi për rajonet rreth Kaesong-ut dhe deklaroi gjendjen e emergjencës në një nga zonat. Ndërkohë Komisioni Qendror Ushtarak i vendit do të hetojë njësinë përgjegjëse për hyrjen e paligjshme të pacientit.