BOTA, 25 Korrik 2020, 11:52

Erdogan në Shën Sofia: Ishte një xhami, përsëri xhami, inshallah gjithnjë xhami!

Erdogan në Shën Sofia: Ishte një xhami, përsëri xhami,


Lutja e parë e xhumasë pas 86 vjetësh në Shën Sofia të Stambollit u be nen pranine e rreth 350,000 besimtarëve. Kjo u konfirmua nga presidenti Erdogan. Erdogan ishte vetë prezent në namazin e xhumasë në Shen Sofia, dhe para fillimit të namazit, ai lexoi suren Fatiha dhe gjashtë ajetet e para të sures Bekara.

Më pas, ai vizitoi edhe varrin Sulltan Mehmed Fatihut, njeriut që morri në zotërim Kostandinopojën në krye të një ushtrie osmane, e bashkë me të dhe Katedralen e famshme të Shën Sofisë, të cilën, pasi e bleu, e dhuroi pronë vakuf për xhami.

Me këtë rast, Erdogan tha se Hagia Sophia u kthye në thelbin e saj sot. “Ishte një xhami dhe tani është përsëri një xhami. Shpresoj se do t’u shërbejë besimtarëve përgjithmonë si xhami,” tha Erdogan. Erdogan tha gjithashtu se anëtarët e të gjitha feve do të jenë në gjendje të vizitojnë këtë vend si një trashëgimi kulturore e gjithë njerëzimit.

Ai deklaroi se restaurimi i Hagia Sophia-s jashtë dhe brenda do të pasonte këtë moment historik. “Punimet e restaurimit jashtë dhe brenda do të pasojnë, të cilat do të realizohen nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Me këto punime restaurimi, Hagia Sophia jonë do të jetë dhe më madhështorë e më e rëndësishme,” tha Erdogan.