TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e Bashkuara regjistruan 1,267 viktima nga koronavirusi në 24 orë, njoftuan autoritetet shëndetësore, mbreme vone.
Me këtë shifër, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i viktimave në SHBA kalon 150,000.
Situata ka bërë që këto shtete dhe të tjera të ngadalësojnë hapat për rihapjen e biznesve, të cilat janë mbyllur në mars dhe në prill, për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Numri i viktimave në SHBA, prej 150,649, paraqet rreth një të katërtën e numrit global të të vdekurve nga koronavirusi, që është afro 665,000.
Numri i të infektuarve në gjithë botën është afro 17 milionë.
Numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara është më i lartë se në çdo vend tjetër, por për shkak të popullsisë së madhe, prej më shumë se 330 milionë banorësh, SHBA-ja renditet e gjashta për nga numri i vdekjeve për kokë banori, pas Britanisë së Madhe, Spanjës, Italisë, Perusë dhe Kilit. Rel