TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të dashura dhe me të suksesshme, ajo karakterizohet nga stili i saj i veçantë.
Kemi dëgjuar të flitet për lidhjen e saj me Dj Geek por asgjë nuk ishte konfirmuar.
Këngëtarja pati dhe një bashkëpunim me Dj Geek ata sollën hitin ‘Alo’, një këngë që pati shumë sukses.
Atë kohë u aludua se ata kishin një marrëdhënie më shumë se shoqëri këtë e tregonin dhe komentet që i bënin njeri-tjetrit. Dj Geek ndan çdo projekt të Dafnës në Instagramin e tij dhe madje e shoqëron atë në çdo xhirim të sajin.
Dafina siç duket sapo ka pohuar se në të vërtetë ekziston diçka mes tyre. Ajo ka postuar në Instagramin e saj një foto me Dj-n “Të shikoj baby”, term i cili zakonisht përdoret kur i drejtohemi të dashurit.
Për më tepër, ajo e ka shoqëruar shkrimin me emojin e një çifti të dashuruar, duke i konfirmuar njëherë e mirë lajmet e romancës së saj të re.