LIFESTYLE, 30 Tetor 2019, 16:42

Zbulohet emri i koduar i mbretëreshës Elizabeth

Zbulohet emri i koduar i mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth është një nga monarket më të njohura në botë, gjithashtu edhe nga më jetëgjatet në mbretërimin e Britanisë së Madhe.

Siguria ndaj saj është mjaft e lartë dhe sigurisht që gjithmonë rojet e sigurisë i referohen asaj me kode.

Së fundmi, një person nga stafi mbretëror ka zbuluar edhe se si i thërrasin truprojat asaj. Nëse mendonit se i referohen si Shqiponja 1 ose Alpha Prime e keni gabim.

Ata e thërrasin Sharon ose S dhe ka një shpjegim për këtë. Sipas burimit, gërma e parë e emrit lidhet me fjalën SOVRAN, sunduesi suprem, ndaj është dhe kjo zgjedhje.

Historiani mbretëror Hugo Vickers e konfirmoi këtë të fundit, prandaj duhet që mbretëresha të mendojë tashmë një zgjidhje tjetër.