LIFESTYLE, 30 Tetor 2019, 13:29

Revista britanike zbulon milionat që Rita Ora dhe Dua Lipa kanë në bankë

Revista britanike zbulon milionat që Rita Ora dhe Dua Lipa kanë


Revista Heat ka hartuar një listë me VIP-at më të pasur në Britani. Bëhet fjalë për VIP-at që nuk kanë mbushur ende të 30-tat. Në këtë listë janë renditur edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita Ora, 28 vjeçe është në vendin e 13-të me një pasuri prej 17.8 milion paundësh. Albumi i saj i fundit Phoeniks nuk arriti të dilte në Top 10.

Revista Heat shkruan se pasuria e Rita Orës nuk ka ardhur nga muzika. Pasuria e saj: Reklamë Adidas, ku ka fituar 1.5 milion; Reklamë Coca-Cola ku ka fitua 1 milion; X Factor 1.5 milion, The Voice 1 milion.

Ajo ka një pronë 3.5 milionëshe në Penthouse në Londër, ngjitur me Beckhams dhe një rezidencë 1.5 milionëshe në Kosovë për prindërit e saj.

Këngëtarja Dua Lipa renditet në vendin e 15-të me një pasuri prej 11.8 milion paundësh. Revista Heat shkruan se pasuria e saj është rritur me 9 milion që nga 2018. Kjo falë turneut dhe marrëveshjeve me Jaguar, Adidas, Pepe Jeans dhe YSL.

I pari në listë është Ed Sheeran, 28 vjeç dhe me një pasuri prek 170 paund. Sheeran ka dyfishuar pasurinë e tij në krahasim me vitin e kaluar falë turneut 2-vjeçar. Këngët e kompozuara prej tij kanë kapur rekord shikueshmërie duke arritur deri në 150 milion në të gjithë botën.

Vendin e dytë në këtë revistë të Heat e zë aktori Daniel Radcliffe, 30 vjeç, pasuria e të cilit kap shifrën e 90 paundëve. Radcliffe fitoi 1 milion paund kur ishte vetëm 12 vjeç me rolin e tij si Harry Poter.

Ndërkohë në Harry Poterin e vitit 2011 ai fitoi 15 milion paund.

I treti në listë është Harry Styles, i cili ka grumbulluar një pasuri prej 64 milion paundësh.

E katërta në listë është aktorja Emma Watson, 29 vjeçe me një pasuri prej 57 milion paundësh e më pas pesshen e mbyll Niall Horan, 26 vjeç me një pasuri prej 54.8 milionë paundësh.