TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas debatit politik që shpërtheu në lidhje me shitjen e kravatave të dizenjuara nga kryeministri Rama në një butik të kryeqytetit, kamera e In Tv ka shkuar aty ku ishin ekspozuar malrrat që mbanin nënshkrimin e kryeministrit piktor.
Ashtu sikurse u tha televizioni ka zbuluar se ato i takojnë një biznesi të ish-deputetes demokrate Lajla Pernaska e cila e ka lënë pas krahëve politikën për t’iu përkushtuar botës së modës.
Por ajo që binte në sy në fjalët e përfaqsueses së kompanisë ONUS, dilte se megjithëse kravatat me ngjyrat e tyre i shkonin tejet për shtat teknologjisë së printimit 3D, ato ishin thjeshtë për ekspozim dhe jo për shitje.
Por ashtu sikurse duket nga kronika, ato zënë një vitrinë të tërë të butikut. Atëherë lind pyetja: ç’është ky biznes që që zika vitrinat më mallra që nuk kërkon t’i shesë. A e përdor thjeshtë kryeministrin e Shqipërisë si një ikonë për marketing? Apo thjesht si një dordolec arrash për të trembur zogjtë grabitqarë të tatimeve?
Nga ana tjetër pikpyetje lindin edhe për kryeministrin: A po e përdor edhe këtë biznes të ri për të thënë si ç’ bënte më parë, kur deklarohej se pasuria e tij vinte nga shitja e “kurbanit” dhe pikturave të tij?
Apo kjo nismë nuk është e lidhur me paratë, por me vanitetin e tejskajshëm të kryeministrit.
A po e bën ai këtë bashkëpunim për të përkëdhelur egon prej artisiti të sëmurë që do të jetë prezent kudo, aq sa deklaron se ka dizenjuar edhe bluzat e kombëtares apo stadiumin e ri Arena Kombëtare?/ Lapsi/