TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zbardhur dëshmia e parë të prokurorit Arjan Muça, pas shpërthimit të mjetit tip “Benz”, te “Komuna e Parisit”, në Tiranë, mbrëmjen e kaluar.
“Balkan Web” raporton se prokurori Muça ka thënë në Policinë e Tiranës se mjetin tip “Benz”, me targë AA102ET, e ka në pronësi të tij dhe prej më shumë se dy vitesh e parkon në katin minus dy të nëndheshëm, në qendrën tregtare të “Komunës së Parisit”.
Prokurori 50-vjeçar ka thënë se nuk ka asnjë konflikt dhe se ky sulm lidhet vetëm me detyrën e tij si prokuror pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë.
Nisur nga deklarimet e tij, policia e ka referuar çështjen për shkak të detyrës dhe po heton në këtë drejtim.
Ndërkohë, nuk është përcaktuar ende lloji i lëndës plasëse dhe sasia, por paraprakisht dyshohet se ajo është vendosur në tokë poshtë mjetit, në pjesën e përparme.