LIFESTYLE, 16 Korrik 2018, 12:56

Zaimina zbulon më në fund portretin e së bijës sykaltër dhe është një kopje e vogël e të atit

Qëkurse është bërë nënë për herë të parë, Zaimina Vasjari është treguar e kujdesshme për të ruajtur privatësinë e vogëlushes së saj Khloe, e cila është vetëm 6-muajshe.

Në postime të shumta në Instagram, ajo i mbulon fytyrën së bijës dhe është munduar të mos ia shfaqë portretin… deri më tani.

Së fundmi, këngëtarja i ka surprizuar ndjekësit në Instagram duke publikuar një foto ku duket gjysma e fytyrës së Khloe-s dhe ka sqaruar kështu njëherë e mirë kujt i ngjan e vogla.

Me sytë e mëdhenj të kaltër, Khloe duket një kopje e vogël e të atit, biznesmenit Klodian Asllani. Epo, bëmë baba të të ngjaj!