LIFESTYLE, 16 Korrik 2018, 09:35

Era Istrefi bëri shqiponjën pas performancës në finalen e Botërorit, por pastaj ndodh ajo që nuk pritej

Pasi flamuri i Kosovës ishte i ndaluar nga autoritetet ruse gjatë Kupës së Botës 2018 në futboll, raportojne mediat kosovare, Era Istrefi është përkujdesur që ngjyrat e tij t’i paraqesë me krenari në finalen e turneut. Këngëtarja kosovare është shfaqur në tribunën e stadiumit Luzhniki, në kryeqytetin rus, e veshur verdhë e kaltër dhe duke bërë shqiponjën dykrenare me duar, një gjest që u kushtoi me gjobe dy futbollistëve kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë.

“Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj zyrtar, në Instagram.

Por duket se dicka ka ndodhur, pasi pak kohe me pas, Era e ka fshire kete foto nga profili i saj. Mos ka menduar se do te gjobitet edhe ajo?

PERFORMANCA

Zhvillohet në Luzhniki Stadium, në vigjilje të finales mes Francës dhe Kroacisë, ceremonia hapëse e ndeshjes së fundit të këtij Botërori “Rusi 2018”.

Pjesë e performancës fantastike do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, së bashku me Uill Smith dhe Niki Jam, që janë edhe këngëtarët e këngës zyrtare të kësaj Kupe Bote. Më poshtë, mund të ndiqni LIVE ceremoninë.

https://www.youtube.com/watch?v=U3ZCXl-u_3g&feature=youtu.be