LIFESTYLE, 16 Korrik 2018, 10:25

Foto/ Luana vuri skedinë 500 euro për finalen e Francë-Koraci, nuk do ta besoni shumën marramendëse që fitoi

Dje u përmbyll Kampionati Botëror “Russia 2018”.

Në finale u ndesh Kroacia me Francën dhe rezultoi me fitoren e kësaj të fundit.

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka përcjellë me vëmendje këtë lojë, kjo për shkak se kishte vënë bast.

Në rrjete sociale, ajo ka publikuar një fotografi pas fitores së Francës, duke treguar se e fitoi bastin.

“Basti im i parë. Fitova”, ka shkruar Luana mbi foton e tiketës, ku shihet shuma prej 2,250.00 euro, që ajo e fitoi.