AKTUALITET, 9 Shtator 2020, 22:15

Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese të funksionojë deri në fund të vitit 2020

Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese të funksionojë deri në fund të

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të këtij viti, për të nisur funksionimin nga 1 Janari i vitit 2021.

“Ne jemi dakord. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit”, shkruan Kim teksa ka shpërndarë një deklaratë të bërë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi në seancën plenare të 7 shtatorit.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1303781452870496256?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1303781452870496256%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fyuri-kim-ultimatum-gjykata-kushtetuese-te-funksionoje-deri-ne-fund-te-vitit-2020%2F

Ruçi deklaroi se brenda këtij sesion parlamentar Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale, ndërsa me 1 Janar gjyqtarët e rinj kushtetues do të kenë filluar nga puna.

“Brenda këtij sesioni, me hir ose me pahir, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale. Më 1 janar 2021 gjyqtarët e rinj kushtetues do të kenë filluar nga puna. Çdo institucion i shtetit, i përfshirë në këtë proces, ta lexoj qartë këtë apel të Kuvendit!

KLGj,më 27 shkurt 2020, i propozoi Presidentit të Republikës tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë nga radhët e juristëve të spikatur, të cilët u dekretuan”, tha Ruçi.

Në mes të Korrikut, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi filtroi kandidatët që kishin paraqitur aplikimin e tyre prej gushtit të kaluar. Nga verifikimet e KED rezultoi se 6 nga kandidatët nuk përmbushnin kushtet ligjore, ndërsa 3 të tjerë ishin tërhequr.

Mes kandidatëve që u ndalua nga KED të marrë pjesën në garën për në Kushtetuese ishte Besnik Muçi, i cili ishte i zgjedhuri i parë i Presidentit të Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por që u shkarkua nga vetting-u.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë, përfshirë këtu edhe Vitore Tushën të cilës i ka mbaruar mandati por vijon të qëndrojë në detyrë.