TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, ka denoncuar rritjen e çmimit të librave për klasën e tetë dhe të nëntë.
Mehmeti në një postim në Facebook, ka postuar disa nga mesazhet prindërit të cilët tregojnë në lidhje me rritjen e çmimit të teksteve.
Ndër të tjera në reagimin e tij Mehmeti shkruan se në kulmin e krizës, kryeministri në ikje dhe qeveria rrisin çmimet e librave për klasat e teta dhe të nënta.
“Kryeministri ne ikje Rama dhe qeveria rrisin çmimet e teksteve.
Nderkohe qe kryeministri ne ikje Rama dhe qeveria propaganduan tekstet falas per nxenesit nga klasa 1-7, nuk harruan te rrisin çmimet per tesktet shkollore te klases 8 dhe 9, jane edhe me te shtrenjtat ne gjithe arsimin e detyruar. Drejtuesit dhe mesuesit e shkolles detyrojne prinderit te paguajne 6% me shume se nje vit.me pare dhe kjo me urdher nga larte dhe me nje arrogance te dukshme edhe ne menyren e komunikimit. Kjo eshte dhurata qe kryeminstri Rama u bene 80 mije nxenesve dhe prinderve te tyre ne prag te fillimit te vitit te ri shkollor”, shkruan Mehmeti.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1741561879345130&id=100004740047464