AKTUALITET, 13 Maj 2021, 13:14

Yuri Kim dhe Janullatos vizitë te KMSH, Spahiu pret urimet për Fiter Bajramin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos, kanë vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të shprehur urimet për Fiter Bajramin.

Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, ka pritur urimet nga ambasadorja amerikane dhe Kryepeshkopi Janullatos.

Siç shihet nga fotot e fiksuara nga LSA, ata kanë zhvilluar dhe një bisedë mes tyre.