AKTUALITET, 13 Maj 2021, 12:47

Shqipëria, destinacion “COVID FREE”/ Qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin


Shqipëria do të promovohet si një destinacion mikpritës “COVID FREE”. Ky vendim i Këshillit të  Ministrave erdhi me propozim të Ministrisë së Turizmit për të promovuar vendin. Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”.

Një vendim dhe mbështetje e tillë vjen në prag të sezonit turistik, dhe qeveria ka deklaruar më herët se vera do të jetë pa masa kufizuese, ndërkohë që janë realizuar vaksinimet e premtuara përpara qershorit. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit  përcaktuar për këtë vit.