AKTUALITET, 13 Maj 2021, 12:42

Publikohen të dhënat, ja sa infektime dhe viktima janë regjistruar që prej shpërthimit të pandemisë në botë

Publikohen të dhënat, ja sa infektime dhe viktima janë

Mediat e huaja kanë publikuar shifrat, e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19, që prej shpërthimit të pandemisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, që prej fillimit të pandemisë është tejkaluar shifra e 160 milionë infektimeve.

Sakaq, nga krahu tjetër, numri i viktimave është 3.32 milionë. Për të luftuar sëmundjen, kompanitë farmaceutike në të gjithë botën, kanë shpikur një sërë vaksinash.

Disa shtete kanë filluar të lehtësojnë masat e vendosura, ndikuar kjo, edhe nga sezoni turistik që është në prag.

Sa i përket Shqipërisë, deri më tani, janë vaksinuar afro 700 mijë persona, e kryeministri i vendit, Edi Rama, ka lajmëruar se vera e këtij viti do të jetë më e lehtësuar, pasi edhe ritmet e vaksinimeve janë mjaft të shpejta.