AKTUALITET, 20 Prill 2021, 16:29

Xhixho: Ndëshkoni mashtruesit dhe rrënuesit e ekonomisë, i jepni shansin të ardhmes

Xhixho: Ndëshkoni mashtruesit dhe rrënuesit e ekonomisë, i jepni
Nënkryetarja e LSI-së dhe kandidate për deputete, Erisa Xhixho i bën thirrje qytetarëve që të dielën, ata me votë të ndëshkojnë mashtruesit, rrënuesit e ekonomisë dhe që ti japin shans të ardhmen. “Shpresën për të nesërmen krejt ndryshe nga e sotmja e pashë në sytë e çdo qytetari që takova në njësinë Nr.1, në çdo biznes që kërkon siguri për investimin e bërë dhe mbështetje nga qeveria, tek të rinjtë që duan të ndërtojnë këtu të ardhmen dhe e duan sa më parë vendin në familjen evropiane”,-shkruan Xhixho. Postimi i plotë Kush ju mashtroi, ju kthehu krahët, ju varfëroi si kurrë më parë dhe tentoi t’ju vrasë edhe shpresën, nuk ia doli dot. Shpresën për të nesërmen krejt ndryshe nga e sotmja e pashë në sytë e çdo qytetari që takova në njësinë Nr.1, në çdo biznes që kërkon siguri për investimin e bërë dhe mbështetje nga qeveria, tek të rinjtë që duan të ndërtojnë këtu të ardhmen dhe e duan sa më parë vendin në familjen evropiane. Vetëm 5 ditë na ndajnë nga dita kur ju me votën tuaj do ndëshkoni mashtruesit dhe rrënuesit e ekonomisë dhe do t’i jepni shansin të ardhmes.

Kush ju mashtroi, ju kthehu krahët, ju varfëroi si kurrë më parë dhe tentoi t’ju vrasë edhe shpresën, nuk ia doli dot....

Posted by Erisa Xhixho on Tuesday, April 20, 2021