TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me 16 vota pro dhe asnjë kundër është rrëzuar dekreti i presidentit Meta për heqjen e gjobave që u janë vendosur mediave, në kohën e pandemisë, dhe gjendjes së jashtëzakonshme.
Ishte relatorja e çështjes Klotilda Bushka ajo që propozoi fillimisht rrëzimin e dekretit, me pretendimin se e drejta e jetës prevalon mbi të gjitha të drejtat e tjera kushtetuese, mes të cilave është dhe e drejta për t’u informuar. Qendrimi i saj u miratua nga të gjithë deputetët e pranishëm në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve.
Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj tha sot në komisionin e Ligjeve se masat e sanksionuara në ligj nga Kuvendi, janë jo proporcionale ndëshkuese duke iu referuar edhe opinionit që ka dhënë Komisioni i Venecias për ligjin e Mediave Audiovizive.
“Është e nevojshme të evidentohet se Venecia së fundmi ka dhënë opinionin për mediat audiovizive, këshilli i ministriave e Kuvendi duhet t’i ishin referuar këtij dokumenti me qëllim që në bazë të këtyre rekomandimeve të përmirësojnë dhe një herë aktin normativ lidhur me masat ndëshkuese që të jenë të pranueshme për realitetin shqiptar”.
“Një milion lekë gjobë studiove televizive që nuk respektojnë distancën, ky formulim është vlerësuar nga presidenti se paraqet disa probleme kushtetuese. Ky ligj paraqet problematike të theksuar se është i vendour në mënyrë jo proporcionale, thelbi i aktivitetit mediatik të mos cënohet në atë masë sa të pamundësojnë funksionim të tij. Sjell ndëshkim të pa drejtë jo nga organi i pavarur por nga ministria përgjegjëse që ka ndikim politik”, tha Dervishaj.
Presidenti Meta deklaronte se nuk do të dekretonte asnjë ligj që cenon lirinë dhe pavarësinë e medias. “Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.
Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias”, thuhej në mesazhin e presidentit Ilir Meta.
Në shpjegimin që i bënte kthimit të ligjit, kreu i shtetit thekson se detyrimi i televizioneve për të ftuar jo më shumë se dy persona në studio (përndryshe gjobiten me 1 mln lekë) është joproporcionale në raport me rrezikun dhe shkel të drejtën e informimit.