TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Kastriot Islami
Në periudhën e parë, mars-qershor 2020, qeveria shqiptare rezultoi e fundit në Europë…. Ky ishte përfundimi i një analize të bërë për 200 vende të planetit nga një fondacion prestigjioz lidhur me ‘efikasitetin e menaxhimit qeveritar’ të krizës sanitare të shkaktuar nga COVID-19… Ndonëse qeveria Rama dhe vetë Rama gjatë kësaj kohe u mburrën duke deklaruar se:
Po të krahasohen të dhënat për numrin e të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 për periudhën 27 mars deri në 19 korrik 2020, vihen re dy pamje:
Fajin s’e kanë aspak qytetarët që akuzohen nga Rama e qeveritarë të tjerë se ‘nuk mbajnë maskat’ ndërkohë që i) ‘maskat në Shqipëri shiten më shtrenjtë se kudo’…; ii) mjekët janë të keqpajisur dhe në mënyrë të pamjaftueshme me mjete mbrojtëse; iii) testet bëhen me urdhër nga lart me diletantizëm dhe krejtësisht të pamjaftueshme; iv) e gjithë kjo gjendje duket qartas kur shqiptarët mësojnë se oligarkët dhe të pasurit edhe për trajtimin mjekësor nga COVID marrin charter-a të shtrenjtë dhe shtrohen në spitale të shtrenjta të Europës…
Mjekët nga ana tjetër po punojnë me heroizëm… Por qeveria ka dështuar edhe gjatë kësaj periudhe 5-mujore siç ka dështuar edhe gjatë 7 vjetëve të drejtimit të punëve të vendit… edhe në drejtim të mbështetjes që duhet t’i japë personelit mjekësor… ndërkohë që nuk ka munguar edhe propaganda e panikuese e deri kriminale e një qeverie që mendon që gjithçka ka maskojë me mashtrime e kërcënime të publikut…
E në këtë situatë të rëndë, sanitare e ekonomike, Rama dridhet e përdridhet, duke dalë kundër edhe SHBA e BE thjesht dhe vetëm për të fituar garancitë e mosndëshkimit e për të shijuar pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes së tij dështake e kriminale që ka varfëruar shqiptarët e i ka detyruar të emigrojnë, e tani të lënë në mëshirën e fatit, nën kërcënimin e ‘vdekjes’ nga COVID-19.