AKTUALITET, 24 July 2026, 14:11

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën/ Snajperi merr pozicion nga larg, vijojnë negociatat me 35-vjeçarin në Roskovec

Teksa vijojnë negociatat për dorëzimin e autorit të dyshuar të vrasjes së ish-vjehrrit Kosta Plaku dhe plagosjes së ish-vjehrrën Bejlere Plaku, një snajper të pozicionuar në distancë për të lokalizuar Refit Buzin. Forcat speciale dhe efektivët e Policisë mbeten në terren, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.

Sipas policisë, negociatat po vazhdojnë me qëllim dorëzimin e autorit pa shkaktuar pasoja të tjera. Në zonë është vendosur një perimetër sigurie, ndërsa forcat e angazhuara vijojnë të monitorojnë çdo lëvizje.

KRIMI

Pas krimit të rëndë, autori gjakftohtë mori me vete peng ish-partneren e tij Rozalinda Plakun 24-vjeçe të cilën e liroi pas disa orësh pasi RENEA rrethoi vendin ku po rrinte - ish fusha e helikopterëve (në fshatin Kurjan). 

Të tronditur familjarët deklaruan se i kishin dëgjuar të shtënat, por nuk kishin dalë jashtë shtëpisë pasi autori i kishte kërcënuar se do t'i vriste të gjithë. Ata thonë gjithashtu se 35-vjeçari ka kërcënuar edhe më herët të renë jo vetëm në fshat, por edhe në Tiranë ku Rozalinda studionte për infermiere.