TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Siç kryeministri Rama kishte deklaruar një vit më parë se Kuvendit do t’i nevojitet një shtëpi e re, duket se hapat e parë do të ndodhin në vjeshtë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se pritet që në fund të shtatorit apo në hyrje të tetorit, të hapet konkursi ndërkombëtar për projektin.
“Sipas planifikimit tonë dhe kalendarizimit, besoj që në fund të shtatorit dhe fillim tetori do të jemi gati për të shpallur një konkurs ndërkombëtar për një godinë të re të parlamentit shqiptar”, tha Peleshi.
Inteligjenca Artificiale në Kuvend, Peleshi: Do të krijohet një platformë për të kërkuar dhe analizuar përmbajtjen e seancave
Pas transkriptimit, seancat e Kuvendit do të bëhen të kërkueshme dhe të analizueshme falë një platforme që do të funksionojë me Inteligjencë Artificiale, tha Niko Peleshi në mbledhjen e grupit të PS.
“Nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, platforma do të mundësojë kërkimin dhe analizimin e përmbajtjes bazuar në kontekstin e diskutimeve parlamentare duke vendosur standarde të reja sistemi do të zhvillohet nga Albania Digital Solution dhe synohet të jetë funksional gjatë sesionit të ardhshëm”, tha Peleshi.
Gjithashtu, pas sulmit kibernetik të Kuvendit më 10 mars, është lidhur marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për zgjerimin e monitorimit.
“Pas sulmit kibernetik kemi lidhur marrëveshje me AKSK për zgjerimin e monitorimit. Janë ndërmarrë disa nisma strategjike për modernizimin e institucionit”, tha kryeparlamentari.