AKTUALITET, 2 Shkurt 2020, 14:15

Vrau gruan me thikë, vëtëdorëzohet pas disa orësh në arrati 45-vjeçari

Vrau gruan me thikë, vëtëdorëzohet pas disa orësh

Pas disa orësh në arrati, është vetëdorezuar 45-vjecari Lulzim Cuku, i cili vrau gruan në Xhafzotaj, Majlinda Cuku. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Durrësit.

Njoftimi i Policisë

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Xhafzotaj, më datë 01.02.2020, ku shtetasi Lulzim Cuku, 45 vjeç, qëlloi me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë, ju informojmë se;

Policia e Durrësit pas njoftimit të marrë në lidhje me ngjarjen është vënë në ndjekje të autorit duke bashkëpunuar dhe me DVP Tiranë e DVP Dibër.

Gjithashtu nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Shërbimet e e Komisariatit të Policisë Durrës po mbrrijnë në Komisariatin e Policisë Burrel për të shoqëruar autorin në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.”, thuhet ne njoftimin e policise.