AKTUALITET, 2 Shkurt 2020, 09:12

Ky është autori i vrasjes së bashkëshortes në Durrës. Policia është vënë në kërkim. Të bërtiturat e gruas alarmuan fqinjët


Krimi i rëndë në familjen Cuku në Durrës ka ndodhur ndërsa në banesë kanë qenë tre fëmijët e vegjël të çiftit, ku më i madhi është vetëm 10 vjeç.

Lulzim Cuku goditi disa herë me thikë bashkëshorten e tij 12 vjet më të re, Manjolën, duke i marrë jetën.

Të bërtiturat e saj kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Menjëherë pas krimit, 45 vjeçari është larguar nga banesa duke lënë fëmijët. Policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes.