AKTUALITET, 2 Shkurt 2020, 09:54

Ulërimat e gruas alarmuan fqinjët/ Si ndodhi krimi në Durrës, 45-vjeçari goditi disa herë me thikë gruan, ngjarja në sy të fëmijëve

Ulërimat e gruas alarmuan fqinjët/ Si ndodhi krimi në


Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulzim Cuku vrau me thikë në banesën e tyre gruan e tij Manjola Cukun. Burime  bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të tyre, të cilët janë të mitur.

45-vjeçari ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten e tij në pjesën e sipërme të trupit. Tre fëmijët kanë mbetur të traumatizuar nga ngjarja. Ka qenë fshqinjët ata që kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë dëgjuar të bëriturat e gruas.  45-vjeçari jetonte si emigrant në Greqi dhe kishte disa kohë që ishte kthyer në vend. Policia është në kërkim të autorit, pasi ky i fundit pas krimit u largua nga banesa.