TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga reparti RENEA, kryeminstri Edi Rama ligjin anti-KÇK e quajti një proces historik transformimi shumë të thellë. Mes të tjerash Rama paralajmëroi gjyqtarët dhe prokurorët që duke nisur nga dita e nesërme, brenda një afati prej 48 orësh, duhet të plotësojnë një formular për deklarimin e pasurisë së tyre dhe se duhet të japin llogari para drejtësisë.
Mua më vjen mirë që arritëm kollaj që të hapim një proces historik transformimi shumë të thellë dhe nga ana tjetër iu japim ligjin special KÇK. Rasti më i fundit i një gjykatëse, pa tru që kanë sjellë lirime monstrash, sot jemi të vetëdijhsëm që do të vuajmë akoma. Ka avokatë që kurrë nuk do ta kalojnë vettingun. Do të përgjigjen sepse njësoj siç erdhi koha të përgjigjen të fortët për pasuritë e tyre, do të vijë dita edhe për ata. Vetingu nuk është gjykatë, nuk për detyrë të ndëshkojë ata që kanë vënë pasuri marramendëse, por është faza kur ndahet i njomi me të thatin, faza ku ta justifikojnë pasurinë e tyre. Janë ata që do të ndëshkohen për pasurinë e palujtshme. Nga nesër një letër do t’iu drejtohet këtyre subjekteve ku do të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre. Ky formularë do të kalojë te SPAKU, pastaj në Gjykatë. Brenda 48 orësh duhet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimet e pasurisë së tyre. Pastaj, formularët do të shkojnë tek SPAK-u dhe pastaj në Gjykatë. Ata duhet të dëshmpojnë se sa shumë e kanë punuar tokën dhe sa shumë portokalle kanë mbledhur, se sa shumë janë lodhur dhe stërmunduar në fasoneri, se sa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda dhe jashtë vendit nëse duan të mbajnë pasurinë. Përndryshe, gjithçka që ata kanë sot do të jenë pronë e shtetit dhe në radhë të parë e Policisë së Shtetit. Gjithçka! Kjo nuk do të vazhdojë në ato proceset fantastike gjyqësore që na kanë bërë gazin e botës ku në fund fare persona me burgim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet. Kjo ka afate. 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK-u, pastaj deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona juaj! Me pasuritë e tyre do të rrisim rrogat tuaja. Do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, do të rrisim mbështetjen për fëmijët e policëve të vrarë, do mbështesim Akademinë e Sigurisë.
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve. Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë, brenda muajit do t’iu sekuestohet gjithçka. Ai shtoi se që nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre.