TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dosjen e hetimit për vrasjen e Altin Balliut në Korçë një vit më parë, gjykata ia kthen për herë të dytë Prokurorisë. Gjatë seancës së radhës të gjykimit paraprak për vrasjen e Balliut, gjykata i ka kthyer sërish dosjen Prokurorisë, duke i lënë si detyrë të thellojë hetimet edhe për një bashkëpunëtor tjetër në vrasje.
Sipas familjarëve të viktimës, autori Olger Mustafa është ndihmuar natën që ndodhi ngjarja nga një shok i tij, i cili deri tani nuk është hetuar nga Prokuroria.Sipas familjarëve të viktimës, ky person është shoqëruar për disa orë në Komisariat dhe më pas prokuroria e ka lënë të lirë, kanë pretenduar familjarët e viktimës.
Kujtojmë se Altin Balliu mbeti i vrarë në 18 janar 2019 pas një sherri të ndodhur për motive banale, ku një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali për të konsumuar alkool.