TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat greke kanë publikuar të shkuarën e errët të 34-vjeçarit shqiptar, Aristidh Papa, i cili u vra ditën e djeshme pas një atentati mafioz.
34-vjeçari ka qenë shënjestër e disa atentateve në të kaluarën, i fundit, disa muaj më parë, por fatmirësisht asokohe arriti t’i mbijetonte.
Ai është vrarë nga një person i panjohur në një kafene në Sepolia, i cili “derdhi” në trupin e shqiptarit plot tetë plumba. Një dëshmitar okular, ka treguar për mediat greke të gjithë skenën e rëndë, si dhe ka treguar tipare nga autori.
“Ishte i shkurtër, e i dobët, me një kapele të bardhë dhe bluzë të kuqe. Nuk hyri brenda, qëndroi jashtë derës dhe qëlloi. Pranë tij ishte një çift që pinte kafe dhe pranë viktimës ishte pronari i një dyqani dhe pesë persona të tjerë.
Autori qëlloi dhe u largua me vrap. Policia erdhi shumë shpejt, sepse rajoni është pranë.
Kontrolluan zonën, por nuk gjetën asnjë gjurmë. Viktima ishte i rrëzuar dhe i mbuluar plot me gjak.
Nuk arrita ta shoh autorin, isha pak larg dhe mbeta i palëvizshëm, u shokova”, ka deklaruar dëshmitari për mediat.
Më tej mediat në shtetin fqinj, shkruajnë se Papa lëvizte me jelek anti-plumb.
Sipas tyre ai e dinte që ishte shënjestër e grupeve të armatosura dhe grupeve të organizuara kriminale.
Më 26 shkurt atij iu bë një atentat në një taksi, shpëtoi për mrekulli, përfundojnë shkrimin e tyre mediat.