AKTUALITET, 31 Maj 2021, 09:15

Aksioni anti-kanabis në Fushë Krujë, vijojnë edhe sot kontrollet e RENEA-s dhe FNSH

Aksioni anti-kanabis në Fushë Krujë, vijojnë edhe sot

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me RENEA-n edhe ditën e sotme po vijojnë aksionin anti drogë në Krujë. Sipas policisë në shumë zona të Krujës ka parcela të mbjella me kanabis.

Operacioni mësohet se ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Kujtojmë se një ditë më parë 16 persona ranë në pranga e policisë për shkak se akuzoheshin për kultivim kanabisi.

Më 30 maj, policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat Renea, FNSH-në e Tiranës, Fierit dhe DVP Durrës, kanë finalizuar operacionin e koduar anti-kanabis “Agimi”, në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Policia e shtetit njofto se “nga kontrollet e kryera është sekuestruar një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Në pranga kanë rënë: Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, banues në Halil,(babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua laboratori për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu gjatë operacionit, policia gjeti fidanë kanabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan edhe Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu, Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

Ndërkohë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve:

E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.”