AKTUALITET, 7 Korrik 2021, 17:50

“Vrasja e nderit”/ E rëndë në Siri, refuzoi të martohej me kushëririn, familjarët dhe të afërmit masakrojnë 18-vjeçaren

“Vrasja e nderit”/ E rëndë në Siri, refuzoi të

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Siri.

Sipas mediave të huaja, një vajzë adoleshente është qëlluar brutalisht për vdekje nga 10 burra, pasi ajo, nuk kishte pranuar të martohej me kushëririn e saj.

I gjithë akti i rëndë, i cilësuar si “vrasja e nderit” është filmuar nga personat që vranë 18-vjeçarn Eida Al-Ahmoudi. Ajo është vrarë në një fshat të largët, në afërsi me Al-Hasakah.

Edia mësohet se ishte e dashuruar me një tjetër person dhe kohët e fundit ishte përpjekur të largohej nga shtëpia me të. Por familja dhe gjithë të afërmit iu vunë pas dhe e gjetën.

Raportet thonë se “vrasja e nderit” erdhi pasi familja e Eidës nuk pranoi ta linte atë të martohej me burrin me të cilin ajo u dashurua pasi ai ishte nga një fis tjetër.