TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hetuesit shqiptarë dhe ato të vendeve të huaja do të punojnë në skuadra të përbashkëta për hetimin e çështjeve kriminale në lidhje me shqiptarë që jetojnë jashtë vendit apo anasjelltas. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj prezantoi në Kuvend projektligjin për krijimin e një regjistri elektronik me bazë të të dhënave nga ndërveprimin i të dyja palëve.
“Kjo është iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë. Nevojat për ndryshimet e këtij ligji janë pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi. Ngritja e SPAK dhe ridimensionimi i prokurorisë, evidentuan nevojën e ndryshimeve që paraqiten në këtë projektligj. Hapësirat e ligjit ekzistues krijonin mungesa që nuk mund të shmangeshin vetëm me bashkëpunim institucional.
U punua ngushtësisht për të kryer ndryshimet dhe për t’i rezistuar kohës. Janë rregulluar procedurat ligjore në rastin e urgjencës për përkthimin e dosjes hetimore dhe ekzekutimin e letër porosive. Për herë të parë në ligj parashikohen procedurat për krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me rregulla të unifikuara me ligj. Kemi parashikuar dispozita të posaçme që janë në zbatim të këtyre parashikimeve. Kjo bën të mundur plotësimin e parashikimit procedurial për njohjen e vendimeve për konfiskim. Shkëmbimi i të dhënave kriminale të shtetasve shqiptarë me shtetet e huaja është bërë mbi bazën e akteve ndërkombëtare.
Është parashikuar me ligj ngritja e regjistrit elektronik. Ky regjistër do administrohet nga Ministria e Drejtësisë dhe baza e të dhënave do ndërveprojë me autoritetet e huaja në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit reciprok. Dua të falënderoj kolegët deputetë, dhe në veçantë deputetet gra që kanë dhënë kontributin e tyre në mbrojtje të të drejtave të njeriut”, tha Gjonaj.