TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në “Zonë e lirë” mbrëmjen e sotme, Blendi Kajsiu ka thënë se anija e opozitës nuk do të mbytet, por duhet parë dhe se si do ta menaxhojnë humbjen.
“Anija e opozitës nuk mendoj se do mbytet, por hapi i parë si do menaxhojë humbjen. Hapi i parë është të kapërcesh mohimin. Duhet thënë qartë që opozita humbi. Shanset që të kthehet rezultati përmes akuzave që kanë bërë, është e vështirë. PD është e vetmja parti në një sistem bipolar që hyri në garë për të qenë parti e dytë dhe e arriti. PD është një opozitë e fuqishme, me 59 deputetë. Varet se si do e menaxhojë krizën. Them se nuk do fundoset pasi pavarësisht se nuk fituan, PD pati rritje.
Patjetër, në këtë moment çdo anëtar i PD, është më mirë se Lulzim Basha. Ai tani (Basha) po bën fushatë, pra beteja është për PD-në. Ai duhet të iki, duket që nuk do të iki. Mos ta injorojmë gjithmonë bazën, militantin, edhe ata kanë fuqi”, tha Blendi Kajsiu.