AKTUALITET, 5 Janar 2020, 19:31

Gomonia me emigrantët kurdë, Policia e Shtetit: Nuk u nis nga Shqipëria, shkuan në Itali përmes Greqisë

Gomonia me emigrantët kurdë, Policia e Shtetit: Nuk u nis nga


Policia e Shtetit ka reguar disa orë pas publikimit të lajmit nga mediat italiane në lidhje me ndalimin e një gomoneje me 33 emigrantë kurdë. Me anë të një njoftimit zyrtar, Policia bën me dije se gomonia në fjalë, për të cilën u raportua se ishte nisur nga Shqipëria, nuk është nisur nga vendi ynë. Sipas autoriteteve, kurdët mund të kenë mbërritur në Itali, nga Turqia përmes Greqisë.

Policia e Shtetit – Sqarim për media/Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me lajmin e kapjes së 33 migrantëve kurdë dhe irakianë në zonën e Salentos, Itali, Policia e Shtetit bën me dije se: Nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare. Gjithashtu, nuk ka asnjë komunikatë apo deklarim zyrtar të forcave policore italiane apo të ndonjë institucioni tjetër që mjeti me migrante të jetë nisur nga Shqipëria. Sipas dyshimeve të para të autoriteteve italiane, nisur edhe nga shtetësia e migrantëve, dyshohet se ata mund të kenë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të luftuar dhe goditur çdo tentativë trafikimi të qenieve njerezore apo çdo paligjshmëri tjetër. Policia e Shtetit, duke përfituar nga ky komunikim, i kërkon medias që ta kontaktojë për informacion zyrtar e të saktë, për të shmangur keqinformimin e publikut.