AKTUALITET, 13 Dhjetor 2020, 10:13

Vrasja e 25 vjeçarit, të rinjtë krijojnë website: A duhen larguar Rama dhe Ardi Veliu

Vrasja e 25 vjeçarit, të rinjtë krijojnë website: A duhen

Vrasja të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka sjellë një reagim të madh mbarëpopullor.

Së fundmi disa të rinj kanë hapur edhe një website ‘unjamklodiani.com.

Në faqen e tyre janë publikuar tre sondazhe ku pyeten qytetarët nëse duan apo jo largimin e kreut të qeverisë Edi Rama dhe të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, ndërkohë që për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj pas largimit nga posti, sondazhi është mbyllur.

Prej katër ditësh të rinjtë në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit kanë dalë në protesta për vrasjen e Rashës duke sulmuar disa institucione në shenjë revolte.

Efektivi i Policisë Nevaldo Hajdaraj që qëlloi për vdekje Rashën pas ndjekjes për shkak të orës policore është sot pas hekurave.