AKTUALITET, 13 Dhjetor 2020, 09:01

Koronavirusi i merr jetën mjekut Mihal Kerci

Koronavirusi i merr jetën mjekut Mihal Kerci

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë.

Kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive, doktor Mihal Kerci, nuk arriti të fitonte betejën me koronavirusin.

Mjeku prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19.

Kerci është mjeku i 25 që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.