AKTUALITET, 13 Dhjetor 2020, 09:09

Mjeku ndërroi jetë për shkak të Covid-19, Tritan Shehu: Sot ditë zije për mjekësinë shqiptare

Mjeku ndërroi jetë për shkak të Covid-19, Tritan Shehu: Sot

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu shpreh dhimbjen e tij të madhe për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, Kryetarin e Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive, Mihal Kercin.

Mesazhi i Tritan Shehut:

Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci!

Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare!

Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!

Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor.

Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!

Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona….

Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi.

Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij!

Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme.