AKTUALITET, 17 Prill 2021, 12:38

“Votoni ndryshimin”, Basha në Tepelenë: Brenda gjashtë muajve do të miratojmë statusin e minatorit

“Votoni ndryshimin”, Basha në Tepelenë: Brenda

Tepelena është ndalesa e tretë që kryedemokrati, Lulzim Basha ka bërë në kuadër të nismës së tij që të vizitojë nëntë qytete këtë të shtunë.

Kryetari i Partisë Demokratike pas Delvinës dhe Sarandës mesditën e sotme është ndalur në Tepelenë ku i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë për ndryshimin.

Basha ndër të tjera ka thënë se 25 prilli është dita ku ato duhet ti thonë jo më një dështimi prej tetë vitesh.

Fjala e Bashës:

Mirëse ju gjej në zemër të Kurveleshit, në Tepelenën e Ali Pashës në Tepelenën e Krenarisë. Afër Përmetit dhe Këlcyrës ku për shekuj me radhë ka rrahur zemra e shqiptarisë faleminderit për mikpritjen.

Rrugëtimi ynë sot ka nisur nga Saranda dhe do të përfundojë në Tropojë por jo nuk do të ndalet aty ditë pas dite deri më 25 prill këtë energji ta kthejmë votë për ndryshim, votë për Shqipërinë, për shqiptarët.

Jam i mbushur me entuziazëm, sepse entuziazëm, shprese për ndryshim shikoj në sytë e të gjithëve atyre që takoj. Ju ftoj që këtë energji ta konsiderojmë të pakufi ti hapim dhe ti bashkojmë radhët për ndryshimin.

Kudo në këto ditë dhe javë të jashtëzakonshme takoj nëna të shqetësuar për fatin e fëmijëve të tyre dhe të tjera me sytë me lot për shkak të largimit të fëmijëve të tyre në emigracion, për tetë vite të mbushura me gënjeshtra.

Përmeti, Tepelena, Këlcyrë, Kurvelesh dhe Memaliaj a nuk i pranojnë këto tetë vite gënjeshtra dhe pastaj të njëjtin trishtim të trokasë në dyert e tyre.

Ai që ju la tetë vite në vend numëro po troket prapë mos ja hapni derën të keqes për herë të tretë, ai që nuk bëri gjë për këto vite nuk bën më dot asgjë.

Unë i them sot çdo shqiptari se unë do të jem kryeministri i të gjithëve pa dallim politik.

Për të gjithë minatorët e Memaliajit me të njëjtin mesazh premtimi që dhashë para minatorëve në nga Bulqiza dhe Përrenjasi brenda gjashtë muajsh të parë të qeverisjes sime, do të miratohet statusi i minatorit për mbi 14 mijë pensionistë minatorë, Bashkë për ndryshim.