AKTUALITET, 17 Prill 2021, 11:07

“Gjirokastra e ka vulosur fitoren madhështore të LSI!” Vasili: Gjashta numër zemre

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetet sociale thekson se Gjirokastra e ka vulosur fitoren madhështore të LSI-së.

Mes të tjerash Vasili thekson se numri 6 i LSI është shndërruar në numër zemre.

Postimi i plotë:

Gjirokastra e ka vulosur fitoren madheshtore te LSI!

Ane e mbanë vendit stuhia e fitores është me e pandalshme se kurrë.

Qytet me qytet, lagje ne lagje, fshat me fshat ku qytetaret kane hapur zemrat.

Numri 6 i LSI eshte shnderruar ne numer zemre.

Marshimi i fitores nuk ndalet!

#VOTO6LSI