AKTUALITET, 11 Qershor 2018, 15:23

Volkswagen përgënjeshtron lajmin e Tpz.al: Ne jemi kompani serioze!

Volkswagen përgënjeshtron lajmin e Tpz.al: Ne jemi kompani serioze!

Tpz.al publikoi pak ditë më parë, një artikull me titull “Ekskluzive/ Kryeministri Rama porosit “bishën” e blinduar tek miku i tij, Agron Papuli”.

Kompania “CLASSIC”, që ka ekskluzivitetin e Volkawagen në Shqipëri, kërkoi përgënjeshtrimin e këtij lajmi, pasi ka disa pasaktësi.

Tpz.al pranon reagimin e “CLASSIC” duke korrigjuar edhe pasaktësitë.

Më poshtë reagimi i plotë i “CLASSIC”:

Te nderuara Zonja dhe Zoterinj te TPZ.al, rastesisht lexova artikullin tuaj:

“Ekskluzive/ Kryeministri Rama porosit

“bishën” e blinduar tek miku i tij, Agron

Papuli.”

Me atributet e Administratorit te Pergjithshem te CLASSIC shpk, deshiroja te nenvizoja korrigjimet e meposhtme:

- Ne lotin e III te tenderit prej XIV lotesh te proceduar nga Ministria e Rendit per blerje automjetesh per Institucionet shteterore;

nuk behet fjale per nje automjet te vetem dhe as per ndonje "bishe", sikunder e keni mbiquajtur ju; por per nje kontigjent te caktuar automjetesh tip "fuoristrade" (gjashte cope), vlera shumatore e te cileve eshte ne kufijte e permendur prej redaksise tuaj.

- Tenderi parashikon te permbushe nevojat e institucioneve shteterore per vitin kalendarik 2018.

- CLASSIC shpk,"leader" ne tregun e automjeteve prej me shume se

20 vjetesh, ka fituar 3 lote nga 14 lotet e tenderit dhe vlera totale e tyre perben

me pak se 2% te xhiros vjetore te kesaj kompanie, qe per dy dekadat e fundit ka qene nje nder taksapaguesit me te medhenj ne

vend.

- CLASSIC shpk eshte nje shoqeri e perbere prej disa aksioneresh (jo prej nje pronari sikunder citohet prej jush)

- CLASSIC shpk ka per objekt distribucionin dhe mirembajtjen e nje grupi te caktuar markash automjetesh, nder te cilat nuk perfshihet marka Jaguar, qe ju permendni.

Nisur nga sa me siper nuk e kuptojme perse gazetaret tuaj "investigative" i transformojne faktet: ju mungon pervoja e duhur, apo thjeshte per qellim "scoop-i".

Cilado qofte aresyeja, do t'ju luteshim te benit menjehere pergenjeshtrimin e artikullit "ekskluziv", ne te kundert do t'u drejtohemi organeve kompetente, pasi keni cenuar rende dhe pa te drejte reputacionin e nje kompanie "leader" ne treg.

Duke besuar ne seriozitetin e portalit tuaj dhe duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj,

Me nderime,

Dr. Dipl. Ing. Artan Qesko

ADMINISTRATOR I PERGJITHSHEM

CLASSIC shpk