TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adriatik Llalla nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave që janë zhvilluar prej tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Llalla është përfaqësuar nga avokati i tij i cili u shpreh i entuziazmuar dhe e quajti sukses të reformës në drejtësi vendimin e sotëm që e shpëton Adratik Llallën nga vetingu.
Deklarata e avokatit Sokol Hazizaj:
“Ndalimi për të hyrë në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, që e kishte nënkuptuar edhe KPK. Me këtë sot, ligji fitoi, e drejta gjithashtu, sot mendoj se reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë. Karakteri universal apo i përgjithshëm i vendimit të KPA, do të jetë si udhërrëfyes, detyrim i vendimeve të tjera që janë në të njëjtin standard fakti dhe prove, nuk lë asnjë dyshim ky vendim, edhe detyrues”.
I pyetur për nje hetim të nisur për Llallën, avokati nuk ka dhënë asnjë detaj. “Nuk kam informacion ligjor, në këto kushte sa kohë nuk kam marrë informacionin e duhur, risqaroj që e drejta proceduriale i imponon organit të më informojë kur është i regjistruar me emër procesi apo procedimi, nuk kam informacion të tillë”- tha ai.