TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Devijimi i qarkullimit të mjeteve për shkak të punimeve në segmentin e parë rrugor Kashar-Vorë, pjesë e autostradës Tiranë–Durrës ka shkaktuar kaos dhe trafik të madh.
Vargu kilometrik i makinave fillon nga QTU tek mbikalimi në hyrje të Tiranës. Mësohet se vargu i mjeteve arrin deri në 6 kilometra.
Siç u njoftua më herët nga ARRSH, punimet konsistojnë në shtrimin e shtresës së asfaltit dhe rehabilitimin e rrugës, ndërkohë që kjo fazë pritet të vijojë përgjatë gjithë muajit qershor.
Automjetet devijohen në Rrugën e Rinasit. Autostrada është e bllokuar nga mbikalimi i Qafë-Kasharit deri në Vorë në të dyja korsitë që të shpien drejt Durrësit.




