AKTUALITET, 11 Qershor 2018, 12:16

Vrau gruan, burg përjetë për biznesmenin

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm ditën e sotme shtetasin Sadetin Sula, për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi më 18 prill të vitit 2016 në Shkodër, ku Sadetin Sula vrau bashkëshorten Suelën nga fshati Melgushe në tualetin e biznesit të tij.