AKTUALITET, 18 Dhjetor 2020, 23:19

Vokshi: Kemi fakte se është tentuar manipulimi i provave të vrasjes së Klodian Rashës

Vokshi: Kemi fakte se është tentuar manipulimi i provave të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbrëmjen e sotme ka bërë deklaratën bombë. E ftuar në emisionin "Java" në Rtsh, ajo tha se është tentuar manipulimi i fakteve në vrasjen e të riut, Klodian Rasha.

Ndër të tjera, Vokshi tha se Rama largoi Sandër Lleshaj nga posti i Ministrit të Brendshëm sepse nuk i duhej, ndërsa tha se janë tentuar manipulimi i fakteve në vrasjen e të riut, Klodian Rasha.

“Ne kemi të dhëna, na kanë ardhur fakte të sakta se kanë tentuar për të manipuluar provat. Tentoi tri ditë që t’ia dorëzonte gabimin viktimës. Mbas tri ditësh, sakrifikoi Sandër Lleshaj se nuk i duhej dhe emëroi Bledi Çuçin. Është një emër që gjendet në oborrin e Ramës, pasi Rama është Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm, Ministër i Bujqësisë. Është vetëm një emër në oborrin e Ramës,” tha Vokshi.