TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr në afërsi të fshatit Tragjas (Vlorë) ka rënë ditën e sotme. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me kullota dhe shkurre në zonë.
Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse, dy nga Vlora dhe një nga Orikumi. Për shkak të erës ka ekzistuar rreziku për përhapjen e flakëve deri afër banesave.
Aktualisht forcat zjarrfikëse janë angazhuar në terren, ndërsa është bërë e mundur lokalizimi i flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në afërsi të fshatit Tragjas në Vlorë.