TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe në mbrëmjen e djeshme, njëjtë si sezonin e kaluar, Liverpuli doli me kokën ulur nga stadiumi ‘San Paolo’. Përballë Napolit, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Jurgen Klop u mposhtën me rezultatin 2-0.
Për teknikun gjerman, napoletanët konfirmohen si një tabu e vështirë për t’u thyer teksa ka pësuar tre humbje, një në kohën kur drejtonte Borusian e Dortmundit dhe dy tashmë nën drejtimin e Liverpulit. Por, në përgjithësi trajneri Klop nuk ka shumë fat me Italinë.
Suksesi i tij i fundit në tokën italiane daton në tetor të vitit 2008, ku mposhte Udinezen me Dortmundin. Prej asaj kohe, Klop është rikthyer në Itali edhe për pesë herë të tjera por nuk ia ka dalë të triumfojë.