TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kushëriri i Kudret Saliajt, i cili u vra me armë zjarri nga vjehrri i tij Mehxhit Picari, ka deklaruar se bashkëshortja e të ndjerit me të cilën ai ishte në proces divorci është e dënuar jo vetëm për dhunë në familje por edhe për akuza të tjera me vendim gjykate.
Ai është shprehur se autori dhe vajza e tij e cilësuar tashmë nga policia si bashkëpunëtore në krim, kanë bërë deklarime të rreme.
I afërmi i viktimës hedh poshtë pretendimet e Dhurata Saliajt se ishte dhunuar nga viktima duke kërkuar se në lidhje me këtë gjë duhet të pyetet edhe avokati që mbeti i plagosur mesditën e të premtes.
Ai thekson se tre fëmijët janë të traumatizuar duke deklaruar se Kudret Saliaj kishte kërkuar mbrojtje prej sulmeve të së shoqes dhe ishte munduar të largohej prej saj.
“Të merret dosja në prokurori. Ajo është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria. Ka vendime të gjykatave.
Tre fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti. Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar.
Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar. Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë? Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre.
Ata le të dalin në media, s’di ç’të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi. Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s’është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë historira të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen”, tha kushëriri i Kudretit për ABC.
Krimi që tronditi Tiranën ndodhi mesditën e të premtes pranë gjykatës pak para nisjes së seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes viktimës dhe vajzës së autorit.
Prezent në lokalin ku ndodhi ngjarja ishte edhe djali i madh i çiftit i cili do të dëshmonte në seancë në prani të një punonjëse sociale.