AKTUALITET, 6 Qershor 2021, 11:37

I riu shqiptar me të shkuar kriminale rreh priftin katolik në Itali

I riu shqiptar me të shkuar kriminale rreh priftin katolik në Itali

Prifti katolik, Domenico Vittorini është sulmuar mëngjesin e së premtes nga një 34-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Sulmi ndodhi pak para orës 9 para bazilikës së San Giacomo, në Bolonja të Italisë.

Shqiptari, i cili kishte të shkuar kriminale, rrahu klerikun 54-vjeçar duke e goditur me grishte në kokë. Policia ka arrestuar shqiptarin, i cili aktualisht ndodhet në rajonin e policisë.

Ndërsa At Domenico u dërgua në Sant’Orsola për t’u mjekuar për shkak të dëmeve që mori në kokë.