AKTUALITET, 6 Qershor 2021, 09:50

Grabitet karburanti në Durrës, dy persona kërcënojnë dhe i marrin lekët rojes

Grabitet karburanti në Durrës, dy persona kërcënojnë

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në një pikë karburanti në Fllakë të Durrësit.

Raportohet se dy persona kanë grabitur rojen e karburantit nën kërcënimin e armëve.

Në dëshminë e tij për Policinë roja ka thënë se grabitësit i kanë drejtuar armën duke i marrë paratë. Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe detajet e plota të ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.