AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 20:47

Vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, Saimir Tahiri falënderon shefin e policisë

Vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, Saimir Tahiri falënderon shefin e



Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera audio përgjime të blerjes së votave.

Në audio përgjimin numër 3 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin Xhemal Qefalia.

Në fillim të bisedës, është deputeti Qefalia që flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit.

Ky i fundit e falënderon Robert Agën për angazhimin dhe punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës.