AKTUALITET, 4 Prill 2020, 21:37

Virusi ndez 'luftën për maskat'

Virusi ndez 'luftën për maskat'

Ndërkohë që pandemia e koronavirusit përhapet në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, ka filluar të vërehet një përleshje globale për pajisjet mjekësore siç janë maskat dhe dorezat.

CNN raporton se disa vende kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të rrëmbejnë mallrat e tyre, por detajet e kësaj situate janë akoma një mister. Në Francë kësaj çeshtjeje i kanë vënë emrin "guerre des masques" - lufta e maskave, dhe të premten zyrtarë gjermanë gjithashtu bënë akuza kundër Shteteve të Bashkuara.

Andreas Geisel, një zyrtar i lartë në Berlin, tha se SHBA. ka kryer një akt të "piraterisë moderne", duke pretenduar se një dërgesë prej 200,000 maskash e destinuar për policinë e Berlinit ishte dërguar në SH.B.A. ndërsa ishte në tranzit në Bangkok .

Një raport i mediave gjermane tha se kompania për eksportin e këtyre mallrave për Berlinin ishte prodhuesi amerikan 3M. Por 3M i tha CNN të premten se ndërmarrja "nuk ka asnjë provë që sugjeron se janë sekuestruar produktet 3M. 3M nuk ka të dhëna për asnjë porosi të maskave nga Kina për policinë e Berlinit". /TPZ.AL/